Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi në Noya, “Baxhanatkat” me një thumbim për ish-burrat? – Ora Info

October 25, 2026 •


Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi janë bërë bashkë mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, në ambientet e Noya-s, ku një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje jo vetëm për daljen e tyre të përbashkët, por edhe për mbishkrimin që e shoqëron.

“Baxhanatkat”, kanë shkruar ato në fotografi, duke rikthyer në vëmendje lidhjen e dikurshme familjare mes dy këngëtareve, të cilat ishin të martuara me vëllezërit Robert dhe Patris Berisha.

Tashmë që të dyja janë ndarë nga ish-bashkëshortët, mbishkrimi ka lënë vend për interpretime, madje edhe si një thumbim me humor ndaj tyre. Megjithatë, asnjëra prej këngëtareve nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me kuptimin e postimit.

Fotografia është publikuar nga Noya në Prishtinë, ku dy artistet kanë zgjedhur ta kalojnë mbrëmjen së bashku, duke e kthyer daljen e tyre në një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale.





Source link