U pl*gos në sy gjatë protestës/ I riu i plag*sur pëson hem*rragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet për sot operacioni

October 25, 2026 •


Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës,

ka pësuar hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të ditës së djeshme.

Sipas burimeve, për shkak të komplikacioneve të shfaqura, ndërhyrja është ndërprerë dhe është vendosur që operacioni të kryhet gjatë ditës së sotme, 25 tetor.

Mësohet se plumbi i gomës nuk është hequr ende nga syri i të riut, ndërsa pritet që mjekët të vijojnë ndërhyrjen për heqjen e tij.



Source link