Vdes në moshë të re artistja kosovare Rinesa Qeriqi – Ora Info
Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhimbjen për humbjen e Rinës.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve.