Aksident i RËNDË në vend! Shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe përplaset me kamionin

March 14, 2026


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në aksin Rrëshen-Kukës.

Paraprakisht raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi makina që drejtohej nga një 37-vjeçarështë përplasur me një kamion.

Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin duke i dalë para mjetit të rëndë, që drejtohej nga një 49-vjeçar. Të dy shoferët janë plagosur dhe janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

ndërkohë, policia ka proceduar penalisht 37-vjeçarin si shkaktar të aksidentit dhe ndaj tij vijon hetimi për të zbardhur të plotë ngjarjen.



Source link