Për ty s’e rr*jti njeri kur ike nga Portokallia – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Largimi i Salsano Rrapit nga drejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli”, dhe rikthimi i Agron Llakajt ngjalli surprizë por edhe debat, këtë sezon të ri.
Llakaj solli edhe Albano Bogdon në Portokalli, por kur u pyet për largimin e Salsanos, ai reagoi me habi, duke thënë se nuk e priste që ai të largohej në atë formë. Llakaj madje tha se kishte menduar që stafetën ta merrte duke e drejtuar natën e parë së bashku me Salsanon.
Por telashet duket se nuk kanë përfunduar. E siç tregohet nga reagimi i një tjetër aktori të Portokallisë, Rezart Veleshnja, Salsano nuk është larguar në paqe nga “Portokalli”.
Veleshnja lë të nënkuptohet se Salsano ka qenë i “padëshiruar” teksa nuk i kursen as ofendimet ndaj tij në një koment të bërë në Instagram.
“Urime shokëve dhe kolegëve të Portokallisë! Diçka kisha: Kushdo që ka ik nga Portokallia nga artistët, shqiptarët e kanë ndjerë dhe kanë pasur dëshpërim në reagimet e tyre për ta! Kurse për ty o Salsano Trapi për çudi se rr…ti njeri! Kaq vlera paske pas që ta dish hëngre bukën e dikujt me talent kot e më kot”, shkruan Veleshnja.
