Fati ndryshon gjithçka për këto shenja – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

October 12, 2026 •


Astrologia Esmeralda Petrela, sjell parashikimin astrologjik për 12 shenjat e horoskopit në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus. Dita nis me Hënën në shenjën e Akrepit, në lidhje me Afërditën retrograde po në këtë shenjë. Mëngjesi mund të sjellë nervozizëm dhe rikthim të kujtimeve nga e shkuara, ndërsa në mes të javës pritet më shumë optimizëm falë raporteve të favorshme planetare.

Dashi

Fokusi i ditës është te financat dhe faturat, si ato të energjisë elektrike, ujit, gjobat, shpenzimet për fëmijët apo biznesin personal.

Kontrolloni me kujdes afatet e pagesave për të shmangur kamatëvonesat, veçanërisht me afrimin e Mërkurit në prapaskenë.

Demi

Mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin ose personat me të cilët bashkëpunoni apo jetoni.

Kujdes me pajisjet elektronike. Është një ditë e mirë për t’u informuar, por shmangni blerjet e reja për momentin.

Mëngjesi nis pak i ngarkuar, por deri në mbrëmje mund të merrni një surprizë të këndshme ose të realizoni diçka që e prisnit prej kohësh.

Binjakët

Mund të përballeni me kolegë apo persona të paduruar. Mendohuni dy herë përpara se të flisni dhe tregoni kujdes për të dëgjuar edhe tjetrin.

Kontrolloni mjetet e transportit, makinën, gomat dhe karburantin, si dhe nisuni më herët për të shmangur trafikun apo vonesat.

Nëse keni kafshë shtëpiake, mund t’ju duhet një vizitë te veterineri ose pak më shumë kujdes ndaj tyre.

Gaforrja

Do të dëshironi t’u bëni qejfin të afërmve dhe veçanërisht fëmijëve, përmes shpenzimeve që lidhen me emocionet tuaja.

Dita është mjaft e mirë për të bërë një planifikim ose buxhetim të shpenzimeve familjare, pasi ngadalësimi i ritmit ju ndihmon të tregoni më shumë vëmendje.

Ju pret një mbrëmje mjaft e mirë.

Luani

Mund të përballeni me ndonjë problem teknik me ujin në shtëpi, si lavamani, bolieri apo pajisje të tjera, ose me tensione me një pjesëtar të afërt të familjes.

Pozicionet planetare në Akrep krijojnë tension me shenjën e Luanit, veçanërisht në mjedisin familjar.

Sugjerohet meditimi, joga apo qëndrimi i qetë për të menaxhuar emocionet dhe rutinën shtëpiake.

Virgjëresha

Mund të merrni një telefonatë që e prisnit nga një person me interes romantik apo shoqëror.

Njohjet e reja gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen ngadalë dhe do të japin frytet e tyre më vonë, veçanërisht gjatë muajit nëntor.

Tregohuni më të hapur dhe më pranues ndaj mundësive të reja.

Peshorja

Bëni kujdes me financat. Kontrolloni abonimet automatike që mund të jenë ende aktive, faturat apo negociatat për çmimet.

Është momenti i duhur për të nisur një plan konkret kursimi dhe për të organizuar më mirë shpenzimet tuaja.

Akrepi

Me Hënën dhe Afërditën në shenjën tuaj, do të ndiheni mjaft tërheqës dhe do t’i kushtoni më shumë vëmendje pamjes fizike.

Mëngjesi mund të sjellë disa fërkime apo tensione me eprorët në punë. Për këtë arsye, rekomandohet t’u paraprini detyrave ose të tregoni më shumë përkushtim në punën tuaj.

Mbrëmja parashikohet fantastike. Është momenti ideal për të nisur palestrën, vrapin apo një aktivitet tjetër fizik.

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes me dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e identifikimit, si pasaporta, kartat, oraret dhe datat.

Mund të ketë pak tension me ndonjë zyrtar apo mësues.

Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur, ndaj preferohet të pushoni dhe t’i shtyni daljet shoqërore për më vonë gjatë javës.

Bricjapi

Çështjet financiare mund të ndërthuren me miqtë, përmes ndarjes së faturave, kërkesave për mbështetje apo huave.

Gjatë kësaj periudhe keni nevojë të tregoheni pak më egoistë, në kuptimin e mbrojtjes së energjisë dhe kohës suaj.

Tregohuni të kujdesshëm me informacionet që ndani në grupe të mëdha njerëzish, pasi fjalët mund të përhapen shpejt.

Ujori

Mund të ketë një përplasje të vogël me partnerin ose partneren për ndarjen e detyrimeve shtëpiake apo kujdesin ndaj fëmijëve.

Megjithatë, dita është mjaft e mirë për karrierën. Mund të përditësoni CV-në, të bëni aplikime, të merrni pjesë në intervista apo të mblidhni informacion mbi tregun e punës.

Peshqit

Duhet të kujdeseni veçanërisht për shëndetin fizik dhe shpinën, duke shmangur ngritjen e peshave të rënda.

Zgjidhni me kujdes njerëzit dhe kolegët me të cilët vendosni të ndani mendimet apo shqetësimet tuaja.

Gjithashtu, kontrolloni me vëmendje datat e regjistrimit për kurse, provime apo intervista, në mënyrë që të mos humbisni afate të rëndësishme



Source link