Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së – Ora Info

October 10, 2026 •


Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot një sallon për flokë.

Ajo është shoqëruar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, shkruan Reporteri.

Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit, më 6 tetor, pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti dhe mbështetjes së PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u zgjodh presidente pas një marrëveshjeje politike, në kuadër të së cilës PDK-ja mbështeti kandidaturën e saj në këmbim të votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.

Para se të merrte postin e presidentes, Shiroka-Pula kishte qenë pjesë e institucioneve të vendit si ministre e PDK-së në qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës për një mandat.

Ndërkaq, Blerta Deliu-Kodra vazhdon të jetë deputete e PDK-së.





Source link