“Marre ju qoftë”, motra e Gjestit revoltohet ndaj publikimeve për vëllain – Lajme Big Brother Vip

September 26, 2026 •


Sot mbushet saktësisht një vit nga dita kur vëllai i Gjestit, Eldioni, humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, mirëpo një i tillë nga motra e tij, Blerina, ka marrë vëmendje për shkak të mesazhit të saj të fortë.

Përmes dy postimeve në llogarinë e saj, Blerina ka shprehur revoltën ndaj personave që po publikojnë imazhe dhe shkrime lidhur me këtë ngjarje. Ajo ka kritikuar ashpër ata që përdorin foto nga varri apo shkrime të gjata për të tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si mund të jenë njerëzit pa ndërgjegje e pa pikën e respektit. Çfarë doni të tregoni me foto te varri e me ato referate që i shkruani në rrjetet sociale? Unë veç di t’ju them: Marre ju qoftë! ‘Kishe po bëjmë diçka’, duke bërë filma – kjo vlen për të gjithë ju që sot po e bëni këtë gjë”, është shprehur ajo.

Në një tjetër postim, ajo ka nënvizuar se dhimbja e vërtetë nuk ekspozohet në internet për klikime apo vëmendje.

“Dhimbja nuk tregohet në rrjetet sociale me foto, me video e me shkrime. Kjo është krejt vëmendje që doni të keni, por jo me këto lloj gjërash, jo”, ka përmbyllur ajo reagimin e saj.



Source link