Duket se shtëpia e “Big Brother VIP” po bëhet dëshmitare e një romance të re dhe mjaft të nxehtë.
Pas atyre pamjeve që bënë xhiron e rrjetit ku u kapën “mat” poshtë tavolinës, Mateo dhe Brikena kanë vendosur të mos fshihen më dhe t’i lëshohen plotësisht ndjenjave dhe tërheqjes fizike.
Në disa pamje të reja të publikuara së fundmi, dyshja është shfaqur në momente tejet intime.
Në këto sekuenca, Mateo shfaqet duke përkëdhelur me shumë ëmbëlsi fytyrën dhe buzët e Brikenës. Kjo e fundit, me sytë mbyllur dhe e qeshur, duket se po e shijon në maksimum këtë afrimitet.
Kulmi i romancës vjen në momentin kur Mateo mbështet kokën dhe “zhytet” në qafën e saj, duke i dhuruar përqafime të ngrohta dhe puthje.
Tani, i gjithë publiku është në pritje vetëm të një puthjeje të vërtetë në buzë për të zyrtarizuar çiftin më të ri të shtëpisë!