U “zhduk” nga rrjetet sociale pas përplasjes me Jozin, Edi Kuçi bën postimin e papritur – Lajme Big Brother Vip

September 22, 2026


Emri i Edi Kuçit ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pas përplasjes së bujshme që pati me Jozefin Markun.

Pas kësaj përplasjeje, Edi mbylli llogarinë e tij në Instagram, duke zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes publike.

Megjithatë, ai ka rikthyer tashmë profilin e tij, pasi ditën e sotme Edi ka publikuar në InstaStory një pamje nga Saint-Tropez, në Francë, ku shfaqet pranë një supermakine luksoze.

Rikthimi i profilit vjen disa ditë pasi llogaria e tij në Instagram ishte mbyllur, në periudhën që pasoi ngjarjen me Jozefin Markun. Gjithçka nisi pas përplasjes së ndodhur në fund të gushtit, pamjet e së cilës më vonë u publikuan në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.



Source link