Sara Hoxhës i besohet moderimi i kësaj rubrike në Top Channel (DATA-DETAJE) – Lajme Big Brother Vip
Influencerja e njohur Sara Hoxha, këtë fundjavë raportohet se do të marrë drejtimin e rubrikës “Me gjithë zemër” që është pjesë e programit televiziv “E Diell” në Top Channel. Më 20 shtator,
Sara do të drejtojë rubrikën e sipërpërmendur, koncepti i të cilës ka goxha ngjashmëri me rubrikat “Dua të të bëj të lumtur” që moderohej nga Arbana Osmani dhe “Ka një mesazh për ty” e programit “E Diela Shqiptare”.
Ndonëse këtë herë Sarës i besohet moderimi i një rubrike, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo është pjesë e ekraneve televizive.
Përveç angazhimit të saj si influencere e cila ndan në rrjet detaje nga rutina e saj, vite më parë Sara ka qenë konkurrentë e “Dancing Ëith The Stars” në 2022-2023, ku dhe u shpall fituese.
Përveç angazhimit në televizione, ku ajo ka marrë pjesë dhe si juri e “She’s On Top”, Sara Hoxha ka qenë aktore në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ka interpretuar rolin e Arias, projekt i realizuar në bashkëpunim me Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Ndërsa këtë radhë do të kemi mundësinë të shikojmë Sarën në rolin e moderatores, ku me padyshim do të shkëlqejë sërish.
Burimi: Newsbomb.al