I fitoi 100 mijë euro në Big Brother, por nuk i ka ndarë me Gimbon – nuk do ta besoni se çfarë ka bërë me to – Ora Info

September 15, 2026


Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në reality shoë, ndërsa ka ndarë edhe disa këshilla për personat që në të ardhmen do të vendosin të bëhen pjesë e këtij formati.

Në një intervistë për “Artistët shqiptarë”, Selin është pyetur se çfarë do t’u sugjeronte banorëve të ardhshëm që do të hyjnë në shtëpinë e Big Brother.

Duke u nisur nga përvoja e saj personale, ajo ka theksuar se një prej gjërave më të rëndësishme është që situatat dhe përplasjet brenda shtëpisë të mos merren shumë afër zemrës.

Sipas Selinit, pavarësisht emocioneve të forta dhe situatave të ndryshme që mund të krijohen gjatë qëndrimit në shtëpi, banorët duhet të mundohen ta shohin formatin si një lojë dhe si një eksperiencë të veçantë jetësore.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron ‘Big’-u kushton.

Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, është shprehur ajo.

Fjalët e saj vijnë pas një eksperience disa mujore brenda shtëpisë, ku përballja me personazhe të ndryshme, nominimet, debatet, emocionet dhe presioni i vazhdueshëm i kamerave janë pjesë e pandashme e formatit.

Selin ka qenë një prej personazheve më të komentuar të edicionit të pestë dhe në fund arriti të fitojë çmimin e madh, duke u shpallur fituese nga votat e publikut.

Pas përfundimit të aventurës së saj në reality shoë, ajo është rikthyer në jetën e përditshme dhe po vazhdon angazhimet e saj profesionale.

Gjatë intervistës, ajo është pyetur edhe për çështjen e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, të cilin e fitoi pas triumfit në finale.

Pyetja nëse paratë kanë përfunduar tashmë në duart e saj ka sjellë edhe një përgjigje me humor nga Selin.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, ka deklaruar ajo, duke konfirmuar në mënyrën e saj se çmimi i madh është marrë dhe është trajtuar sipas procedurave të parashikuara.

Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, Selin nuk ka qëndruar larg ekranit.

Ajo po vazhdon të jetë aktive në angazhimet e saj profesionale dhe së shpejti pritet të shfaqet edhe në panelin e “Goca dhe gra”, ku do të jetë pjesë e diskutimeve dhe debateve në këtë format televiziv.

Kështu, pas një eksperience intensive dhe një fitoreje që i ndryshoi ndjeshëm rrjedhën e karrierës, Selin po vazhdon të ndërtojë rrugëtimin e saj edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Ndërkohë, këshilla e saj për banorët e ardhshëm është që të mos lejojnë emocionet e momentit t’i rëndojnë më shumë seç duhet dhe ta shijojnë eksperiencën si një mundësi të veçantë që mund t’u ofrohet vetëm një herë në jetë./ORAinfo/





Source link