Partneri i Dafinës përplaset ashpër me punëtorin e Fast Foodit, shkak bëhet hamburgeri

September 13, 2026


Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i këngëtares Dafina Zeqiri, është përfshirë në një debat të ashpër në rrjetet sociale pas një episodi që, sipas tij, i ka ndodhur gjatë natës në një fast-food.

Gjergji tregoi se kishte porositur një hamburger, por në momentin e pagesës kishte kuptuar se nuk kishte para të imëta. Sipas versionit të tij, ai kërkoi ta merrte porosinë dhe pagesën ta kryente më vonë, por punonjësi nuk e pranoi këtë mundësi dhe i kërkoi t’ia kthente ushqimin.

“Ni i fikt n’shpirt mshtini me kthy bukën se spat t’ima”, shkroi Gjergji, duke e bërë publik episodin.

Por në komentet e postimit reagoi një person që u prezantua si punonjësi i lokalit dhe dha një version tjetër të ngjarjes. Ai pretendoi se Gjergji nuk ishte sjellë siç duhej gjatë situatës dhe përmendi edhe një fotografi të realizuar në ato momente, duke paralajmëruar se çështja mes tyre nuk kishte përfunduar.

Pas këtij komenti, reagimi i Gjergjit u ashpërsua. Ai e akuzoi punonjësin se po gënjente dhe shkroi: “Drynin e k’tij sigur t’veç n’deksha une”. Në një tjetër përgjigje deklaroi se lokali “ka mu fik me themel”, ndërsa paralajmëroi se mund t’i hapte edhe konkurrencë biznesit.

“Une e di çka kam me t’i qel ntona anët, une i maj me minus krejt”, shkroi ai.

Në postimin fillestar, Gjergji kishte deklaruar gjithashtu se ishte i gatshëm të merrte me qira një ambient në të njëjtën rrugë dhe të ofronte hamburgerë për personat që nuk kishin mundësi t’i paguanin.



Source link