E papritur/ Albana Osmani i bën thirrje publike Ledion Liços para nisjes së BBVA 6: Do të doja… – Lajme Big Brother Vip

September 13, 2026


Albana Osmani ka folur për një rikthim të mundshëm në universin e “Big Brother”, ndërsa gjatë intervistës në “Se Luan Topi” ka shprehur publikisht dëshirën për të bashkëpunuar me Ledion Liçon.

Moderatorja u pyet nëse do t’i pëlqente të drejtonte sërish “Big Brother VIP Fan Club”, një format që e njeh mirë pasi ka prezantuar disa edicione të tij në të kaluarën.

“Unë kam prezantuar 4-5 edicione të ‘Fan Club’. Ka qenë një aventurë shumë e veçantë, jam kënaqur. A do ta bëja përsëri? Nuk më pëlqen të kaloj në eksperienca që kam kaluar më parë”, u shpreh Albana.

Megjithatë, përgjigjja e saj mori një tjetër drejtim kur përmendi Ledion Liçon. Osmani tregoi se e ka ndjekur punën e tij dhe se, përtej miqësisë së gjatë që kanë mes tyre, e vlerëson veçanërisht në aspektin profesional.

“Unë kam ndjekur Ledionin dhe e çmoj shumë si një nga moderatorët më të mirë, jo se është miku im prej 20 vjetësh”, tha ajo.

E pyetur se në çfarë roli mund ta imagjinonte veten pranë tij, Albana nuk dha një përgjigje konkrete, por la të hapur mundësinë për një bashkëpunim të ardhshëm.

“Nuk e di, ndoshta… ku mund të isha diku pranë tij. Do të doja të bashkëpunoja me Ledionin, sepse i besoj profesionalisht dhe i besoj integritetit të tij si një burrë sot”, deklaroi moderatorja.

Në një kohë kur po bëhen përgatitjet për edicionin e ri të reality show-t, mbetet për t’u parë nëse dëshira e saj do të konkretizohet në ekran.



Source link