Vdes një person në Malishevë pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar

September 11, 2026


Një person ka humbur jetën në Ngucat të Malishevës derisa ishte duke punuar.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës tha se viktima dyshohet se ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

‘’Rreth orës 17:20, nga QKMF Malishevë kemi pranuar informatën se një person është dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policore.

Policia tha se është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore.



Source link