FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

September 11, 2026


Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat e FSK-së, në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

FSK-ja përmes këtij akti ka shprehur solidaritetin me popullin amerikan dhe familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

“Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit. Miqësia dhe solidariteti ynë mbeten të palëkundura”, thuhet nga FSK-ja në Facebook.



Source link