Yll Limani është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për muzikën, por për jetën e tij private.
Disa detaje të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur pikëpyetje nëse këngëtari mund të jetë duke shijuar një romancë të re.
Në rrjet po qarkullojnë dyshime se bëhet fjalë për Sara Kolamin, ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”. Shkak janë bërë disa fotografi dhe postime të dy personazheve, të cilat duket se i vendosin në të njëjtat destinacione.

Një prej detajeve që ka tërhequr vëmendjen lidhet me restorantin “Luciano’s”. Në një prej postimeve të Sarës shihet qartë emri i restorantit në pjatë, ndërsa edhe Ylli ka publikuar më herët pamje nga një ambient me të njëjtin emër.


Një tjetër element është vendndodhja e shfaqur në postimin e Yll Limanit, Porto Cervo në Costa Smeralda të Sardenjës. Pikërisht kombinimi i këtyre detajeve ka bërë që në rrjet të lindin aludime se dyshja mund të ketë kaluar kohë së bashku.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve të nxitura nga detajet e postimeve të tyre në Instagram. Nëse bëhet fjalë për një rastësi apo për një romancë të mbajtur larg vëmendjes së publikut, këtë mund ta konfirmojnë vetëm vetë protagonistët.