Kush do mendonte se vendoset baneri “ Mirë se vini, çlirimtarë” në Tavnik të Mitrovicës

September 9, 2026


Një baner me mbishkrimin “Mirë se vini, çlirimtarë” është vendosur në një shtëpi në lagjen Tavnik të Mitrovicës nga familja Bislimi.

Sipas familjes, baneri është vendosur si shenjë mbështetjeje për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Vendosja e tij vjen në një kohë kur ish-drejtuesit e UÇK-së vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike për shkak të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Familja Bislimi ka zgjedhur që përmes këtij mesazhi të shprehë qëndrimin e saj në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Mirë se vini, çlirimtarë”, shkruhet në banerin e vendosur në shtëpinë e familjes në Tavnik.



Source link