Elijona nis një kapitull të ri, ja ku po fokusohet finalistja e BBVK
1
Disa postime nga xhirimet kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj që po përgatit finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.
Prive By Liberta Spahiu mëson se Elijona do të jetë protagoniste e një projekti të ri të SBS Entertainment, kompanisë së drejtuar nga menaxheri i njohur Jetmir Agaj.
Prej vitesh, SBS qëndron pas një numri të madh projektesh muzikore dhe bashkëpunimesh mes artistësh të njohur.
Kompania e ka zgjeruar aktivitetin edhe në menaxhim, si dhe në projekte të tjera të industrisë së argëtimit dhe marketingut.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe jo fort të qetë për Elijonën.
Gjatë muajve të fundit, ajo është përballur me vëmendje të madhe për jetën private, përfshirë zhvillimet në raportin me Klodin.
Vetëm pak ditë më parë, Elijona pranoi për herë të parë krizën dhe se kishte kaluar një periudhë të vështirë.
Tani, duket se fokusi po zhvendoset te puna.
Se çfarë po xhirohet konkretisht, mbetet ende për t’u zbuluar.