Arrestohen dy hajna që vodhën para në arkën e xhamisë në Lipjan

September 8, 2026


Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj.

Të arrestuarit dyshohen për vjedhje në disa lokacione të ndryshme, përfshirë objekte me rëndësi të veçantë – Xhami, në territorin e Komunës së Lipjanit.

‘’ Gjatë verifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se A.M (39 vjeç dhe B.K (31 vjeç) dyshohet se janë të përfshirë edhe në rastin e “Vjedhjes së rëndë” të raportuar më 05.09.2026 në Xhaminë e fshatit Nikadin, në Komunën e Ferizajt’’, thuhet në njoftim.

Komunikata:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Me datën 05.09.2026, Njësiti i Hetimeve i stacuonit policor në Ferizaj, në asistencë të Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Lipjan, ka realizuar një kontroll në një lokacion në qytetin e Ferizajt.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar dy persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, përfshirë objekte me rëndësi të veçantë – Xhami, në territorin e Komunës së Lipjanit.

Gjatë verifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se A.M (39 vjeç dhe B.K (31 vjeç) dyshohet se janë të përfshirë edhe në rastin e “Vjedhjes së rëndë” të raportuar më 05.09.2026 në Xhaminë e fshatit Nikadin, në Komunën e Ferizajt.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë dorëzuar për procedura të mëtejme te Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Lipjan.

Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin, hetimin dhe kapjen e kryersve të veprave penale.



Source link