Selvija e fshiu të kaluarën, ruan vetëm këtë kujtim – Ora Info

September 5, 2026


Gruaja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija, dikur kishte shumë fotografi të publikuara në Instagram.

Së fundmi, ajo ka fshirë pjesën më të madhe të kujtimeve të së kaluarës nga profili i saj.

Në profil ka lënë vetëm një fotografi ku shihet së bashku me Shpatin dhe djalin e tyre, Roelin, gjatë festimit të ditëlindjes së tij, shkruan Kosovarja.

Selvija në vazhdimësi ka treguar se po e përjeton me vështirësi humbjen e hershme të Shpatit.

Fotografia e lënë në profil mbetet një nga kujtimet që ajo ka zgjedhur ta ruajë.





Source link