Drilon Rama bëhet “mangup”, shfaqet i rrezikshëm në rrjete sociale
33
Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, boksieri Drilon Rama, së fundmi është shfaqur në Instagram duke ftuar në duel një boksier tjetër.
Në disa prej paraqitjeve të tij, ai përdor edhe shprehje sfiduese, ndërsa shfaqet duke nxehur grushtat.
Në përgjithësi, Driloni gjatë kësaj periudhe është dukur më gjaknxehtë në paraqitjet e tij në rrjetet sociale. Kjo anë e karakterit të tij nuk ishte aq e dukshme gjatë qëndrimit në “BBVK”, ku shfaqej më i përmbajtur, shkrua. “Kosovarja”.
Tashmë, boksieri po e shfaq më shumë anën e tij sportive dhe konkurruese edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.
