Zbulohet kush është boksieri nga Shqipëria qe i doli krah Jozit për rrahjen e Edit nga Kosova – Ora Info

September 5, 2026


Policia shqiptare ka arrestuar Jozefin Marku, i njohur si “Jozi”, i dyshuar për përfshirje në dhunimin e 26-vjeçarit nga Kosova, Eduard Kuçi – Edi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe boksierin Klajdi Tema.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ngjarja është filmuar në afërsi të mbikalimit të Rinasit dhe është bërë publike përmes një videoje në rrjetet sociale.

Policia bën të ditur se J. M., 30 vjeç, është ndaluar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Ndërkohë, K. N., 31 vjeç, i dyshuar si drejtues i automjetit “Land Rover”, është ndaluar për disa vepra penale, përfshirë përkrahjen e autorit të krimit, mbajtjen pa leje të municionit, heqjen e paligjshme të lirisë, plagosjen dhe kanosjen.

Gjatë kontrollit në banesën e K. N. janë sekuestruar një sasi municioni dhe automjeti “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Sipas policisë, të dyshuarit, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar E. K., me pretendimin se ai kishte fyer një prej tyre.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Policia vijon hetimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve në ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





Source link