Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

September 4, 2026


Një person është gjetur i vdekur sonte në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Policia.



Source link