Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit! Dërgohet te Trauma

March 13, 2026


një aksident në punë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit në Mirditë, ku ka mbetur i plagosur një minator që punonte për kompaninë “Tete Albania”.

Sipas informacioneve paraprake, minatori me inicialet E.Gj është dëmtuar gjatë punës në galeri, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.

Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Source link