Sara feston sot 30-vjetorin, ky është urimi i ëmbël i Bardhit
1
Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, feston sot ditëlindjen dhe mbush 30 vjeç.
Në këtë ditë të veçantë, ajo është rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur, ndërsa urimet nuk kanë munguar.
Partneri i saj, këngëtari Bardhi, ka zgjedhur ta urojë Sarën përmes një postimi të përbashkët, ku shfaqen së bashku. Krahas fotografisë, ai ka ndarë edhe një dedikim shumë të ëmbël për të.
“Unë gjithmonë du me t’pa veç tu qeshë e tu pasë suksese në jetë, qashtu qysh e meriton ti. Të du përjetësisht, edhe n’botën tjetër! Happy birthday, jet!”
Edhe Sara ka ndarë me ndjekësit disa momente nga festa e saj, e cila është organizuar në oborrin e shtëpisë së tyre.
Në një video të publikuar në Instagram, shihen Bardhi dhe vajza e tyre, Nina, duke i kënduar këngën e ditëlindjes, ndërsa Sara fik qirinjtë e tortës.
Krahas videos, ajo ka bërë edhe një dedikim emocional për familjen e saj, duke shkruar:
“E nëse jetën, me të mirat e të këqijat, gabimet, fatkeqësitë, zhgënjimet, ëndrrat, synimet e disfatat, më kishin urdhëruar ta ribëja sërish, do ecja përmes saj e lumtur, sepse do e dija që në fund më prisni JU! #30”