Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretërit – Ora Info
Është publikuar videoja që pretendohet se tregon përleshjen fizike mes Eduard Kuçit dhe Jozit Markut, ngjarje që ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Eduard Kuçi, i njohur për publikun si Edi, ka publikuar në InstaStory videon e përleshjes fizike me Jozin Markun, duke hedhur më shumë dritë mbi incidentin që ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar nga vetë Edi, shihet Jozi, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, duke u përfshirë në një përleshje fizike me influencuesin nga Juniku, i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3 dhe më pas në Big Brother VIP Kosova 4.
Krahas videos, Edi ka vendosur edhe një mbishkrim, përmes të cilit ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me incidentin.
“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, ka shkruar Edi në mbishkrimin e videos.
Incidenti mes dy ish-banorëve të formateve të njohura televizive ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa publikimi i pamjeve nga vetë Edi ka rikthyer vëmendjen te përplasja.
Një ditë pas incidentit, Edi ishte fotografuar në rrugët e Tiranës me një fashë në kokë, pamje që kishte nxitur dyshime dhe aludime të shumta në rrjetet sociale për atë që kishte ndodhur.
Tashmë, me publikimin e videos, Edi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit pamjet e incidentit, ndërsa mbetet të shihet nëse Jozi Marku do të reagojë lidhur me përplasjen dhe deklaratën e bërë nga Edi.