Jonida Maliqi dhe Alessio Alia janë shfaqur së bashku në dasmën e Kidës dhe Ajbit, e cila po zhvillohet në Romë.
Dyshja është parë krah njëri-tjetrit gjatë ceremonisë, në një fotografi të siguruar nga “Prive By Liberta Spahiu”. Dalja e përbashkët vjen pas muajsh raportimesh dhe aludimesh për një lidhje mes tyre.

Jonida dhe Alessio, i njohur për publikun shqiptar edhe nga pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP Albania”, kanë preferuar deri tani të mos japin shumë detaje publikisht për natyrën e raportit të tyre.
Megjithatë, prania së bashku në një event të tillë ka tërhequr vëmendjen, pasi është një nga daljet e tyre më të qarta në publik pas zërave që i kanë shoqëruar gjatë muajve të fundit.
Edhe pse dyshja nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e marrëdhënies, paraqitja krah njëri-tjetrit në dasmën e Kidës dhe Ajbit duket se përforcon raportimet se mes tyre ka më shumë se miqësi.