Gold Ag emocionon me fjalët për të birin në ditën e parë të shkollës – Ora Info
Këngëtari i njohur, Arian Agushi, ka ndarë një moment mjaft emocionues me ndjekësit e tij.
Ai ka publikuar një fotografi pranë të birit, Guerilit, i cili sot ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij – ditën e parë në parashkollor.
Krahas fotografisë së ëmbël, Ariani i ka kushtuar të birit fjalë të ndjera, duke i uruar shumë buzëqeshje, shokë të rinj dhe suksese në rrugëtimin e tij të ri.

“Gjithmonë me guxim, beso në veten tënde dhe mos e humb kurrë atë buzëqeshjen tënde të ëmbël”, ka qenë një nga mesazhet prekëse të babait për Guerilin.