U rrëzua nga biçikleta, humb jetën i moshuari në Elbasan

August 29, 2026


Një person i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një rrugë pranë Markatës së Elbasanit.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, pasi i moshuari është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur, shkruan tch.

Nga të dhënat e para dyshohet se ai është rrëzuar teksa po lëvizte me biçikletë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.




Source link