Vetëm pak kohë pas aludimeve për fundin e historisë së tij me Sarah Berishën, DJ PM është rikthyer në qendër të vëmendjes për jetën sentimentale.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku pretendohet se personi që shfaqet pranë një vajze gjatë pushimeve është pikërisht DJ PM. Në pamje, dy personat shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin, teksa qëndrojnë të përqafuar në një ambient bregdetar.

Fotoja vjen në një moment kur jeta private e DJ-t është komentuar gjerësisht. Gjatë javëve të fundit u raportua për një ndarje të mundshme nga Sarah Berisha, pasi dyshja nuk ndiqej më në Instagram. Vetë PM nuk dha një konfirmim të drejtpërdrejtë, ndërsa një postim i tij me frazën “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje” u interpretua nga ndjekësit si një reagim ndaj situatës.
Menjëherë pas këtyre zhvillimeve, në media nisi të qarkullonte edhe emri i Almedina Ismajlit, motrës së modeles Arbenita Ismajli.
Shkak u bë aktiviteti i tyre në Instagram. U raportua se DJ PM kishte nisur ta ndiqte Almedinën, ndërsa kjo e fundit kishte publikuar më herët një InstaStory të PM, të realizuar në një pishinë në Prishtinë. Dy detajet mjaftuan për të ngritur pikëpyetje për një afrim të mundshëm mes tyre.
Po ashtu, pretendohet vajza që shfaqet pranë tij është Almedina Ismajli.
Megjithatë, as DJ PM dhe as Almedina Ismajli nuk kanë konfirmuar publikisht një romancë.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivelin e aludimeve që po qarkullojnë në rrjet.