FOTO/ Aksidentohet Labinot Rexha, si është gjendja e tij
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, ka treguar se ka pësuar një aksident me makinë teksa ishte duke udhëtuar drejt Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexha përmes një postimi në InstaStory, ku ka sqaruar edhe rrethanat në të cilat, sipas tij, ka ndodhur aksidenti.
Këngëtari pretendon se gjatë lëvizjes në autostradë në Kosovë, dikush kishte hedhur gurë në rrugë, çka më pas ka sjellë aksidentin. Ai ka ngritur gjithashtu dyshimin se edhe drejtues të tjerë automjetesh mund të jenë përballur me të njëjtën situatë.
“Siç e kam lajmëruar në postimin tim, mbrëmë duke shkuar në Zvicër, gjatë autostradës në Kosovë, dikush ka hedhur gurë. Ndoshta edhe dikush tjetër ka pësuar të njëjtin aksident si ne”, ka treguar Rexha.

Fatmirësisht, nga sa bën të ditur këngëtari, personat që ndodheshin në automjet nuk kanë pësuar pasoja të rënda.
“Falë Zotit kemi shpëtuar. Makina është prishur, por e kemi rregulluar dhe tani jemi nisur përsëri për Zvicër”, ka shtuar ai.
Pavarësisht dëmtimit të automjetit, Rexha ka bërë të ditur se makina është rregulluar dhe udhëtimi drejt Zvicrës ka vijuar.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera mbi personin apo personat që, sipas pretendimit të këngëtarit, kanë hedhur gurët në autostradë.