Motra e Gjestit i jep fund beqarisë, ndan pamjet nga ceremonia e martesës

August 25, 2026


Një ditë e veçantë ka qenë kjo për familjen e Gjestit. Blerina, motra e këngëtarit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blerina, e cila ka publikuar në TikTok një video me pamje nga ceremonia civile.

Në video, çifti shfaqet gjatë momenteve të kurorëzimit në komunë, duke e bërë kështu zyrtare marrëdhënien e tyre.

Martesa vjen vetëm pak muaj pas një tjetër momenti të rëndësishëm për çiftin. Blerina dhe partneri i saj u fejuan në muajin prill, ndërsa tashmë kanë vendosur të hedhin hapin e radhës.

Pamjet nga ceremonia kanë marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët nuk kanë kursyer urimet për çiftin.



Source link