“Gjithë ditën kam pritur të vish” (Foto)

August 24, 2026


Selvije Jao feston sot ditëlindjen, por këtë herë dita e saj e veçantë vjen ndryshe. Për herë të parë, në krah të saj mungon bashkëshorti, këngëtari Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025.

Në këtë ditë, Selvija është kthyer pas në kohë duke publikuar në Instagram një video nga një prej ditëlindjeve të kaluara. Në pamje shfaqet Shpati teksa e surprizonte, një kujtim që ajo e ka shoqëruar me një dedikim të gjatë.

“Sado angazhime të kishe, sado momente të vështira të kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë. Ti prapë dije si ta bëje ditën time festë”, shkruan ajo.

Selvija tregon se gjatë ditës së sotme e ka gjetur veten duke pritur që dera të hapej dhe Shpati të shfaqej sërish përpara saj.

“E sot, gjithë ditën kam pritur të vish… Të hapet dera e të më thuash: ‘Surprizë, Selvooo… ishte thjesht një shaka e hidhur…’. Po ti nuk erdhe”, vijon ajo.

Shpat Kasapi u nda nga jeta pas një ataku kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali, duke lënë pas bashkëshorten dhe djalin e tyre, Roelin. Në muajt që kanë pasuar, Selvija ka ndarë herë pas here fotografi, video dhe kujtime nga jeta e tyre së bashku.

Në mesazhin e ditëlindjes, ajo ka folur edhe për mënyrën se si përpiqet të vazhdojë përditshmërinë pavarësisht humbjes.

“Sot të gjithë mund të më shohin të fortë. Të rregulluar. Të buzëqeshur. Të ‘prezantueshme’. Por askush nuk e di sa shumë jam duke vdekur përbrenda çdo ditë”, shkruan Selvija.

Dedikimin për Shpatin ajo e mbyll me disa fjalë për mungesën e tij në një ditë që dikur e festonin së bashku:

“Sot është ditëlindja ime, Shpat… Por pa ty, kjo ditë nuk është më si dikur. Më mungon më shumë se çdo fjalë që mund të shkruaj.”



Source link