Arbana Osmani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një nga paraqitjet e saj më të guximshme të kohëve të fundit.
Moderatorja ka publikuar në Instagram një fotografi nga momentet e saj të pushimit, ku shfaqet e ulur në një ambient veror, me një gotë në dorë dhe një kapele që i mbulon pjesën më të madhe të fytyrës.
Por ajo që bie menjëherë në sy është veshja e zgjedhur prej saj. Arbana shfaqet me një fustan të zi prej dantelle, me transparencë dhe dekolte të hapur, duke sjellë një imazh ndryshe nga paraqitjet me të cilat publiku është mësuar ta shohë zakonisht.

Moderatorja nuk e ka shoqëruar fotografinë me ndonjë mesazh apo shpjegim, duke lënë që këtë herë të flasë vetëm imazhi.
Pas përfundimit të sezonit të tretë të “Ferma VIP”, Arbana duket se po shijon ditët e verës dhe pushimet, ndërsa vijon të jetë aktive në rrjetet sociale.
Fotografia e fundit vjen gjithashtu në një periudhë kur emri i saj është rikthyer në vëmendje për shkak të pikëpyetjeve mbi projektin e ardhshëm televiziv, por këtë herë moderatorja ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen me një paraqitje më provokuese se zakonisht.