E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën
1
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një moment emocional në prag të vendimit gjyqësor në Hagë.
Thaçi tha se para se të nisej drejt Hagës kishte marrë me vete emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e kishte vendosur në xhepin e këmishës, pranë zemrës.
“Mora me vete emblemën e UÇK-së. E futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën”, ka thënë ai për “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë pritet të shpallet më 16 shtator