Ishte jashtëzakonisht e talentuar, por fatkeqësisht humbi rrugën
3
Nëna e aktores amerikane Hayden Panettiere ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së vajzës së saj, duke e cilësuar atë si një artiste jashtëzakonisht të talentuar.
Panettiere, e njohur për rolet në Heroes dhe Nashville, vdiq të dielën në moshën 36-vjeçare pasi u gjet pa ndjenja në një apartament në Karolinën e Jugut.
Nëna e saj, Lesley Vogel, tha se industria e argëtimit mund të jetë shumë e vështirë për të rinjtë dhe se vajza e saj “fatkeqësisht humbi rrugën”.
Ish-partneri i aktores, ish-boksieri Wladimir Klitschko, gjithashtu shprehu dhimbjen e tij, duke thënë se Hayden ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe nëna e vajzës së tyre, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se në trupin e aktores nuk u gjetën shenja traume që mund të kishin shkaktuar vdekjen.