Zbulohet një nga opinionistët e “Përputhen” dhe emri do t’ju surprizojë!
Sezoni i ri i “Për’puthen” pritet të sjellë ndryshime të shumta në ekip, por mes emrave të rinj do të ketë edhe një rikthim të njohur për publikun e programit.
Sipas burimeve të Kryefjala, Arjan Konomi pritet të rikthehet në “Për’puthen”, disa sezone pas largimit të tij nga formati.
Konomi do të marrë sërish rolin e opinionistit, pozicion me të cilin u identifikua për vite me radhë dhe ku komentet e debatet e tij me konkurrentët u bënë pjesë e rëndësishme e programit.
Rikthimi i tij vjen në një sezon që pritet të ketë një strukturë të ndryshuar edhe në drejtim. Sipas informacioneve të publikuara së fundmi, Heidi Baci pritet të zëvendësojë Megi Pojanin në moderimin e “Për’puthen”.
Në panelin e opinionistëve, përveç Arjan Konomit, pritet të jetë edhe Erjola Doçi.
Ndërkohë, një tjetër emër i njohur i Top Channel, Ronaldo Sharka, do t’i bashkohet projektit në një pozicion tjetër. Sipas të njëjtave burime, ai pritet të jetë pjesë e “Për’puthen” në rolin e autorit.
Kështu, formula që po raportohet deri tani vendos Heidi Bacin në moderim, Arjan Konomin dhe Erjola Doçin në panelin e opinionistëve, ndërsa Ronaldo Sharkën në autorësi.
Top Channel ende nuk e ka prezantuar zyrtarisht ekipin e plotë të sezonit të ri të “Për’puthen”, ndaj mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë formula përfundimtare me të cilën programi do të rikthehet në ekran.