“Mbase gënjeva”/ Neda Balluku kërkon falje publike pas divorcit
Neda Balluku ka folur hapur për mënyrën se si e ka paraqitur ndër vite jetën e saj familjare në rrjetet sociale, duke pranuar se imazhi i përcjellë te publiku nuk përputhej gjithmonë me atë që ndodhte në të vërtetë.
Në një postim të gjatë, ajo u ka kërkuar ndjesë ndjekësve për perceptimin e krijuar rreth martesës së saj me Ogrenin.
“Mbase gënjeva”, shkruan Neda, ndërsa tregon se nuk bëhej fjalë për një përpjekje të qëllimshme për të mashtruar publikun, por edhe për dëshirën e saj që familja që shfaqte të ishte realiteti që vetë donte të jetonte.

Sipas saj, përmes asaj që publikonte në rrjetet sociale ka lënë të kuptohej më shumë sesa ishte e vërtetë, duke ndërtuar ndër vite imazhin e një martese ideale. Sot, pas ndryshimeve në jetën e saj personale, ajo ka zgjedhur ta pranojë publikisht këtë pjesë dhe të kërkojë falje për mungesën e sinqeritetit.
Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e katërt të “Big Brother Albania”. Lidhja e tyre vazhdoi pas përfundimit të formatit dhe në vitin 2015 çifti u martua. Nga marrëdhënia e tyre kanë tre fëmijë, Serzh, Zai dhe Suzie Ann.
Pas disa muajsh aludime për probleme mes tyre, në nëntor të vitit 2025 Neda konfirmoi në “Goca dhe Gra” se kishin nisur procesin e divorcit. Në atë dalje ajo tregoi se kishte qenë vetë që kishte kërkuar ndarjen, pasi marrëdhënia, sipas saj, prej kohësh nuk ishte më e shëndetshme. Ajo bëri të ditur gjithashtu se jetonin të ndarë dhe se prioriteti i tyre mbeteshin fëmijët.
Në reagimin e fundit, Neda thotë se po bëhet gati një vit që përballet me komente dhe versione të ndryshme rreth jetës së saj pas ndarjes. Pavarësisht kësaj periudhe, ajo ka falënderuar njerëzit që i kanë qëndruar pranë, duke i dhënë hapësirën e nevojshme për të vijuar jetën e saj larg imazhit që kishte krijuar më parë.