Pas Bora Zemanit largohet edhe moderatorja tjeter nga Top Channel? – Lajme Big Brother Vip
Top Channel po përgatitet për një valë ndryshimesh të konsiderueshme në prag të sezonit të ri televiziv, duke vënë në qendër të vëmendjes një nga emisionet më të ndjekura të pasdites.
Pas tre viteve në drejtimin e “Për’puthen”, Megi Pojani do ta lerë postin e saj. Sipas informacioneve të publikuara nga “Prive By Liberta Spahiu”, stafi i programit po përballet me ristrukturime që shkojnë përtej moderatorit kryesor.
Përveç largimit të saj si drejtuese, edhe struktura autoriale që ajo ndante me Neda Ballukun pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi, megjithëse ende nuk ka informacione konkrete mbi emrat që do të marrin përsipër këtë detyrë. Megjithëse po përjeton ndryshime të mëdha, “Për’puthen” do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit.
Programi do të rikthehet për sezonin tjetër, duke shënuar gjashtë vjet që nga transformimi i tij në format të përditshëm, por këtë herë nën një udhëheqje të re.
Ndërkohë, spekulimet për pasuesen e Megit kanë nisur të qarkullojnë në korridoret televizive, ku thuhet se janë përzgjedhur dy ish-konkurrente të “Big Brother VIP” si kandidatet kryesore, ndonëse identiteti i tyre mbetet ende sekret dhe asnjë vendim nuk është finalizuar.
Ky largim shënon fundin e një faze për Megin, e cila kishte marrë përsipër moderimin e “Për’puthen” që nga viti 2023, duke zgjeruar më vonë përgjegjësitë e saj edhe në sferën e produksionit.
Publiku mbetet në pritje për të zbuluar se cilat janë dy ish-banoret e “Big Brother VIP” që po shihen si pretendentet për ta marrë stafetën e këtij formati shumëvjeçar të pasdites në Top Channel.
