‘Shqiptari i ri‘ i regjimit

August 14, 2026


Në shekullin XX, regjimet komuniste ishin në kërkim të “njeriut të ri” socialist – njeriut të formësuar sipas ideologjisë dhe nevojave të regjimit.

Kina e Mao Ce Dunit e ngriti Lei Fengun në modelin e qytetarit të përkushtuar ndaj Partisë dhe revolucionit, ndërsa në BRSS Aleksei Stakhanov u shndërrua në simbol propagandistik të punëtorit të ri sovjetik, ndërkohë që edhe në Shqipërinë tonë kishim rastin e shoqes Lenka Çuko, një kooperativiste e suksesshme dhe komuniste e zellshme.

Ditë më parë pamë se si Kurti dhe organizata e tij, pas miliona eurove të investuara në propagandë me rrena, mashtrime, shpifje e trillime, kanë arritur ta krijojnë versionin e tyre të “shqiptarit të ri” në vitin 2026.
E pamë “shqiptarin e ri” të Kurtit në sallën e Kuvendit, të zhveshur nga çdo ndjenjë kombëtare, madje edhe njerëzore, e të mbushur me mllef e urrejtje ndaj secilit që nuk mendon sikur lideri i tij.“Shqiptari i ri” i Kurtit mjaftohet me 10 vjet burg për një kriminel të shumëfishtë serb, por nuk ngopet me dhjetëra e qindra vjet burg për një gjeneral shqiptar të luftës, Ramush Haradinajn, por kërkon edhe pushkatimin e tij!
Lei Fengu, Stakhanovi e Çuko ishin modelet e regjimeve të tyre të shekullit të kaluar. Ndërsa ne pamë edhe se çfarë modeli ka prodhuar propaganda e regjimit tonë në vitin 2026.




Source link