Së bashku në bregdet, kështu po e feston Gimbo ditëlindjen e 26-të – Ora Info
Sot është një ditë e veçantë për çiftin Gimbo dhe Selin, pasi Gimbo feston ditëlindjen e tij të 26-të.
Për ta bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme, dyshja ka vendosur të udhëtojë larg Kosovës, drejt bregdetit, për të shijuar rrezet e diellit dhe relaksin buzë detit.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Selin ka ndarë me ndjekësit pamje nga festimi i tyre privat në plazh.
Në njërën prej fotove, Gimbo shihet i buzëqeshur pranë një pjate me fruta të freskëta dhe një qiri ditëlindjeje, ndërsa Selin e ka uruar Gimbo-n me fjalët: “Duke festuar dashurinë dhe dashurinë time”.

Përveç momentit festiv buzë detit, Selin ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet e saj, si dhe pamje piktoreske të plazhit ku po kalojnë këto ditë pushimi, duke treguar se po shijojnë çdo moment të këtij udhëtimi romantik.

