VV-ja na ofroi veç tri ministri

August 13, 2026


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është adresuar me një video-mesazh, pas qëndrimit lidhur me krizën politike.

Ky subjekt politik, pas mbledhjes së sotme me grupin e saj paralamentar ka vendosur që të tërhiqet nga kërkesat për pozita, derisa ka ofruar mbështetje edhe për zgjedhjen e një presidenti apartiak, pa qenë pjesë e qeverisjes.

Abdixhiku, në videon e publikuar në rrjetin e tij social, ka thënë se aktualisht Kosova nuk është Republika që të gjithë e kanë ëndërruar.

Ai ka thënë se për t’i dhënë zgjidhje bllokadës, ka zhvilluar takime me të gjithë liderët, përfshirë edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Kam ofruar ide për transformimin e Kosovës…kam besuar se më LDK-në në qeverisje do të bëheshin punë të mira për Kosovë…Ia kemi njohur VV-së të drejtën për të pasur kryeministrin dhe kryetarin e kuvend, për LDK-në kemi kërkuar një rol të denjë në qeverisje dhe pozitën e presidentit. Propozimi ynë u refuzua. LDK-së iu ofruan vetëm tri ministri, ndërsa për veten mbanin gjithë ekzekutivin, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit.”, ka thënë Abdixhiku në këtë video.

Ai ka thënë se përveç kësaj, VV-ja ka vazhduar sulmet ndaj LDK-së, duke cenuar besimin.

“Republika jonë vazhdon të jetë në pasiguri kushtetuese, e kriza duket se nuk ka një fund, përkundrazi ajo po rëndohet çdo ditë.”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Ai ka përsëritur se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe se nuk dëshiron të jetë dekor i pushtetit.

“Më vjen keq që vullneti ynë nuk u kuptua. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e një presidenti që mbron interesat e vendit tonë. Për këtë kontribut nuk kërkojmë asnjë pozitë. Le ta zgjehdim të gjithë bashkë, presidentin që e mbron shtetin dhe Kushtetutën. Dhe, nga ky moment askush nuk ka të drejt ta themelojë kuvendin dhe qeverinë dhe nisjen e diskutimeve për zgjidhjen e presidentit.”, ka thënë Abdixhiku në këtë video-adresim.




Source link