Duke marrë parasysh se janë një ndër klubet më të mëdha në botë, nuk është befasi se lojtarët e tyre vazhdimisht lidhen me thashetheme, dhe në javët e fundit, njëri nga ta që ka qenë ‘viktimë’ e tyre ka qenë Gavi.
Mesfushori 20-vjeçar ka pasur vështirësi që të sigurojë pozitën e titullarit që prej se u rikthye nga lëndimi i ligamentit ACL dhe kjo ka bërë që të ketë dyshime për të ardhmen e tij.
Gavi personalisht kishte mohuar këto thashetheme më herët gjatë javës, ndërsa tani edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka thënë fjalën e tij.
“Unë bisedoj me të gjithë lojtarët. Është Gavi, çfarë duhet të them për atë. Ai ka ardhur nga një lëndim shumë serioz dhe kishte nevojë për kohë që të rikuperohet”.

“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë, ai po bën shumë mirë. Ai do të luajë për shumë vite tek Barcelona dhe do të jetë një super yll këtu”.
“Ai mundet dhe do të përmirësohet. Qëndrimi i tij është i jashtëzakonshëm. Ai dhe unë jemi shumë të lumtur. Jam i sigurt se ai do të luajë në Kupën e Botës”, ka thënë Flick.
Një tjetër lojtar që thuhej se do të largohet nga Barcelona është Frenkie De Jong dhe Flick ka dhënë mendimin e tij nëse holandezi duhet të nënshkruajë kontratë të re.
“Do të varet nga klubi dhe nga ai. Ai është përmirësuar shumë pas një lëndimi të madh dhe ishte jashtë për një kohë të gjatë”.
“Ai po luan shumë mirë, po na dhuron më shumë opsione me topin, posedimi me të rritet. Jam shumë i lumtur që e kam”, shtoi gjermani.
Leave a Reply