Eklipsi diellor mbërrin në Shqipëri: Ja oraret dhe zonat me pamjen më të mirë – Lajme Big Brother Vip

August 12, 2026


Ky 12 gusht shënon një ngjarje të veçantë për astronominë, pasi qielli do të shfaqë një eklips diellor të dukshëm edhe në Shqipëri. Ndërkohë që vende si Groenlanda, Islanda dhe rajone të Spanjës do të përjetojnë eklipsin total, në vendin tonë ky fenomen do të shfaqet si i pjesshëm, pasi Hëna do të pozicionohet përpara diskut diellor duke e mbuluar pjesërisht.Në territorin shqiptar, ky fenomen do të nisë rreth orës 19:29 dhe do të përfundojë në orën 19:47.

Orari i saktë i kulmit ndryshon sipas qyteteve: në Shkodër, ku fenomeni do të jetë ndër më të dukshmit, fillimi parashikohet në 19:30, kulmi në 19:43 dhe përfundimi në 19:46. Në Tiranë, cikli zhvillohet mes 19:31 dhe 19:44, me kulmin në 19:41. Për Durrësin, oraret janë 19:31 – 19:45, me pikun në 19:42, ndërsa në Vlorë procesi nis në 19:32, arrin kulmin në 19:40 dhe përfundon në 19:43.Megjithëse dukshmëria do të jetë e përgjithshme, veriu i vendit do të shohë një mbulim më të madh të Diellit nga Hëna.

Sipas hartës së vëzhgimit, fenomeni e prek territorin pranë malit të Mojanit dhe largohet nga zona e Shkodrës. Duke qenë se eklipsi ndodh në mbrëmje, dielli do të jetë ulët në horizont, ndaj këshillohet gjetja e një pozicioni të hapur, pa pengesa si ndërtesa, pemë apo relieve malore.

Zonat bregdetare dhe hapësirat me pamje të pastër perëndimore janë vendet më të rekomanduara për ta vëzhguar këtë fenomen.Për të shmangur dëmtimet e shikimit, mbani parasysh se syzet e zakonshme nuk janë të përshtatshme, pasi nuk ofrojnë mbrojtje kundër rrezatimit diellor. Përdorni vetëm syze të specializuara me certifikim ISO 12312-2 ose zgjidhni metoda të vëzhgimit indirekt. Nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, gjatë harkut kohor 19:30 – 19:47, do të keni mundësi të shihni qartë ndërveprimin e Hënës me diskun diellor, edhe pse errësimi total nuk do të jetë i pranishëm në Shqipëri..



Source link