Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët, mbahet dita e dytë e aktivitetit
10
Kuvendi i Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet mërgimtarëve që gjatë sezonit të verës qëndrojnë në Kosovë.
Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Gjatë kësaj kohe, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Kuvendin, të njihen nga afër me punën dhe funksionimin e tij, si dhe të marrin informacione për rolin dhe përgjegjësitë e institucionit.
Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët për çështje që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës.
Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” organizohet çdo vit me synim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe afrimin e mërgimtarëve me institucionet e Republikës së Kosovës.