“Do të bëj çdo gjë që më kërkon”/ Këngëtari i njohur trazon rrjetin, i leh si qen një vajze në takim

August 11, 2026


Drake ka tërhequr vëmendjen gjatë një spektakli online takimesh, ku reperi u përfshi në një bisedë flirtuese me streamer-en Pinkchyu.

Gjatë livestream-it, Pinkchyu, e cila u shfaq me një stil “goth”, e pyeti Drake nëse do të “lehte” për të.

Reperi pranoi pa hezitim dhe nisi të lehë disa herë si një qen, duke shkaktuar të qeshura gjatë transmetimit. Në përfundim të eventit, Drake zgjodhi Pinkchyu-n mes tre konkurrenteve, duke e preferuar atë për një takim të mundshëm.

Por reperi nuk u ndal me kaq. Ai i tha streamer-es se do t’i blinte gjithçka që ajo dëshironte. Kur Pinkchyu e pyeti nëse do t’i blinte një shtëpi për nënën e saj, Drake u përgjigj pozitivisht. Pas përfundimit të eventit, Pinkchyu reagoi në rrjetin social X, duke e përshkruar veten si “goth baddie” të spektaklit



Source link