A është Ana Ejupi shtatzëna më simpatike që keni parë?

August 10, 2026


Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Ana Ejupi, e cila gjatë eksperiencës së saj në reality show u lidh me Kevinin, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Çifti, pavarësisht ulje-ngritjeve, e ka çuar përpara lidhjen e tyre dhe tashmë do të bëhen prindër.

Ana ka sjellë një seri fotosh në natyrë, ku shfaqet e kuruar dhe në formë. Shtatzënia duket se i ka dhënë një tjetër pamje, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë periudhë të pritjes së ëmbël, Ana po vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria e saj, duke e bërë të dukshme edhe më shumë këtë fazë të re të jetës së saj.




Source link