Transformimi i papritur i Gjestit, fituesi i BBVA4 surprizon me pamjen e re – Lajme Big Brother Vip
Publiku është befasuar nga paraqitja e re e Gjestit, e cila dallon dukshëm nga imazhi i tij i njohur gjatë dhe pas “Big Brother VIP Albania 4”.
Duke hequr dorë nga stili i shkurtër që e ka identifikuar për një kohë të gjatë, fituesi i sezonit të katërt ka sjellë një model të ri flokësh. Ai tani mban flokë më të gjatë në anët dhe në pjesën e pasme të kokës, ndërsa zona rreth veshëve është mbajtur më e shkurtër.
Ky dizajn flokësh përkon me stilin “modern mullet”, një prerje e cila është rikthyer popullore kohët e fundit, sidomos mes të rinjve.


Ky transformim u zbulua pasi në internet u përhapën fotografi të freskëta të këngëtarit, ku detaji i flokëve ishte elementi kryesor që binte në sy. Nëse e krahasojmë me stilin e tij të zakonshëm dhe më modest, ky ndryshim shënon një kthesë të plotë estetike.
Ndonëse këngëtari nuk ka dhënë shpjegime rreth këtij vendimi, ndjekësit e kanë komentuar gjerësisht këtë look të ri që ka marrë vëmendjen e tyre.