Pas ndarjes nga Sarah Berisha, a ka nisur DJ PM një romancë me Almedina Ismajlin? – Lajme Big Brother Vip
Pak kohë pas lajmeve për mbylljen e kapitullit disavjeçar mes DJ PM dhe Sarah Berishës, vëmendja e publikut është zhvendosur te jeta sentimentale e artistit, pas disa shenjave të reja në rrjetet sociale. Emri që po përflitet së fundmi është Almedina Ismajli, motra e modeles mjaft të njohur, Arbenita Ismajli.
Nga raportimet e mediave kosovare mësohet se DJ PM e ka ndjekur profilin e saj në Instagram, një detaj ky që nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga ndjekësit.

Gjithçka nisi pasi Almedina ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një shkrepje ku shfaqej DJ PM, foto e realizuar në ambientet e një pishine në Tiranë.
Ky veprim, i bashkuar me ndjekjen e ndërsjellë në platformën sociale, ka shërbyer si shkak për thashethemet rreth një raporti të mundshëm mes tyre.
Megjithatë, asnjëra palë nuk e ka konfirmuar këtë afrimitet, ndaj gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve, pasi nuk ka asnjë dëshmi që të mbështesë diçka më tepër se një njohje të thjeshtë.
Ndërkohë, emri i DJ PM ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të ndarjes nga Sarah Berisha, dashuria e së cilës lindi gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Albania”.
Deri në këto momente, asnjëri prej të dyve nuk ka zgjedhur të bëjë një deklaratë zyrtare që të sqarojë përfundimisht situatën e marrëdhënies së tyre.